Skuadra e Paris Sen Zhermenit mundi Renin me 3-1 dhe thelloi diferencat në krye të renditjes.
Një sukses i rëndësishëm i nënshkruar nga një dygolësh nga Bradley Barcola dhe një gol të Lee Kang-In. Vetë sulmuesi francez foli për “BeIn Sports” pas ndeshjes.
“Kemi dhënë shumë, jam ndjerë mirë. Jam i kënaqur me rezultatin. U mbrojtëm si ekip.
Në fund ishim pak më të lodhur, prandaj Rennes pati disa raste. Më pëlqen shumë loja një kundër një, kur kam hapësirë ndihem i qetë.
Nuk ka pikë referimi?
Ne shkëmbehemi shumë me njëri-tjetrin në fushë, kjo krijon hapësira. Ky ekip mund të shkojë larg,” tha mes tjerash Bradley Barcola.