Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, ndihet krenar që me Bayer Leverkusenin, ndalen serinë e fitoreve të Bayern Munihut, duke luajtur baras (1:1) në stadiumin “Allianz – Arena” në Munih.
Bayerni kryeson me 13 pikë dhe ka 3 më shumë se kampioni në fuqi Bayer, që renditet në pozitën e tretë pas javës së pestë në BundesligaI
“Ishte një paraqitje e zgjuar dhe e sigurt”, tha pas ndeshjes Granit Xhaka për mediumin zviceran “Blick”.
Një javë më parë, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, shprehu kritika të qarta për gabimet në mbrojtje të skuadrës së tij pavarësisht fitores 4:3 ndaj Wolfsburgut. Gjërat ndryshojnë kundër Bayernit.
“Ne treguam disiplinë, shpirt luftarak dhe mentalitet. Ne kemi arritur qëllimin tonë numër një, sigurisht, mund të kishim bërë më shumë me topin”, - tha Xhaka, i cili festoi ditëlindjen e tij të 32-të të premten.
“Nuk është e lehtë të luash në Allianz Arena, ata nuk patën shumë raste dhe ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që ata nuk mund të rrisnin epërsinë e tyre ndaj nesh në renditjen e tabelës”.
Pak më vonë, kapiteni i Zvicrës citon edhe një fjali të famshme sportive që mund të interpretohet si një deklaratë e ngjashme “lufte”: “Thonë se sulmi fiton ndeshjet, mbrojtja fiton tituj kampion”.