Gostivari nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim, duke luajtur baras (2:2) me kampionin në fuqi Struga Trim Lum.
Gostivari humbi kreun e tabelës duke rënë në vend të dytë me 16 pikë dhe ka një më pak se lideri Shkëndija e Tetovës.
Për Strugën shënuan Kehinde (25′), Kompaore (45’+2) dhe për Gostivarin realizuan Ajdoran (36′) e Simonovski (85′).
Struga Trim Lum zë vendin e pestë me 12 pikë pas javës së tetë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut..