Ndeshjet e pasdites në Serinë A kanë kthyer buzëqeshjen te Roma e cila ka gjetur një tjetër fitore në kampionat, për të ngjitur shkallët në renditje.
Nuk ka qenë një sukses i thjeshtë për ekipin e Juriç, i cili është dashur të përmbyste Venecian me një 20-vjeçar si protagonist.
Pohjanpalo i dha avantazhin miqve në pjesën e parë, ndërsa më pas ishte Kristante i cili barazoi shifrat me një gjuajtje nga distanca në të dytën.
Goli i suksesit 2-1 erdhi në minutën e 83-të, nga i riu Pisili i cili shënoi golin e fitores që lejon Romën të bëjë hapa para në renditjen e Serisë A e të qëndrojë e bashkuar me grupin e ekipeve pretendente.
Ndërkaq, Komo e Fabregas ka regjistruar një tjetër sukses, këtë radhë duke mundur 3-2 Veronen falë dygolëshit të Kutrones dhe më pas një tjetër goli në fund të Belotit.