Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është trim ndeshjes, duke asistuar në katër golat e skuadrës së Koln-it.
Koln si vendas ka barazuar me rezultat 4:4 në duel me Karlsruher-in.
Paçarada ka dëshmuar angazhim e cilësi, katër gola janë meritë e tij, me asistime fantastike.
Rekord kur kihet parasysh për 45 minutat e parë.
Waldschmidt (1'), Downs (7' e 18'), Lemberle (45+2') realizuan për Koln-in dhe Wanitzek (19', 27' e 55’) e Jensen (52') për udhëtuesit.
Futbollisti i Karlsruher, Marvin Wanitzek, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 10.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Pas tij, Paçarada u vlerësua me notën me të madhe, 8.5.
Pas javës së 7-të në Bundesliga II, Karlsruher SC renditet në pozitën e 3-të me 15 pikë dhe Koln në të 8-tin me 9 sosh.