Kristian Shpend e ka filluar këtë sezon në Serinë B në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi shqiptar, ka vazhduar të shënojë po me të njëjtën rregullsi me të cilin u paraqit edhe në sezonin e kaluar në Serinë C ku ndihmoi Çezenën të bënte hapin cilësor dhe të ngjitej një kategori më lart.
Sulmuesi po shënon me rregullsi dhe sot, ka tundur rrjetën që në minutën e dytë të ndeshjes kundër Mantovës, që është një prej skuadrave e cila ka pretendime për ngjitjen në elitë.
Ky ishte goli i katërt në 6 ndeshje të luajtura nga Shpendi në këtë sezon në Serinë B, duke treguar se nuk e ka ndjerë aspak ndryshimin e kategorive, duke konfirmuar edhe një herë aftësitë e jashtëzakonshme që ka para portës kundërshtare.