Mediumi i njohur zviceran: Prishtina e pengon Besa Bielin drejt kreut 

Futboll

Mediumi i njohur zviceran: Prishtina e pengon Besa Bielin drejt kreut 

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2024 Në ora: 18:40
Pamje nga ndeshja

Në Zvicër është zhvilluar takimi mes skuadrave shqiptare, për të cilën ka shkuar edhe mediumi i njohur zviceran “Blick”.  

“Një barazim i drejtë!

Prishtina e pengon Besa Bielin të kalojë në krye!

Image

Formacionet

Në ndeshjen e javës, FC Prishtina Bernë priti FC Besa Biel, mysafirët donin të katapultonin veten në krye të tabelës me fitore, ky mision nuk pati sukses. Dy skuadrat luajtën në barazim (2:2)”, ka shkruar mediumi zviceran.

Pas javës së 9-të të 1.Liga Classic, Besa renditet në vend të tretë me 15 pikë dhe Prishtina Bernë në të tetin me 12 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat