Shkupi mbeti pa trajner, largohet Mirkov!

Futboll

Shkupi mbeti pa trajner, largohet Mirkov!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 19:28
Mirkov

Skuadra e Shkupit do të ketë trajner të ri për ndeshjet e radhës për shkak se trajneri Matija Mirkov është larguar.

Pas vetëm disa raundeve si trajner i parë i Shkupit, Mirkov është larguar. Ai këtë vendim e ka marrë menjëherë pas ndeshjes kundër Rabotniçkit (2-1), ndërsa përmes rrjeteve sociale i ka thënë lamtumirë Shkupit, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin.

Mirkovi ishte pjesë e Shkupit për gati katër vite, si trajner dhe anëtar i shtabit profesional. Shkupi renditet në vendin e shtatë dhe pas tetë xhirove ka fituar nëntë pikë.

Në pesë xhirot e fundit Shkupi ka vetëm një fitore ndaj kampionit Struga (0-3).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat