Taulant Seferit i ka mjaftuar pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën e tij të re në Superligën e Turqisë, Biodrumspor.
Anësori i sulmit të Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot në ndeshjen e dytë radhazi për klubin e tij, që duket se ka gjetur një armë më shumë në luftën për të siguruar mbijetesën.
I aktivizuar titullar në ndeshjen e sotme ndaj Adana Demirspor, anësori i sulmit kuqezi la shenjë duke shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 në minutën e 53-të të ndeshjes në fjalë, në të cilën përkrah si titullar kishte edhe Arlind Ajetin.
Ndërkaq, në radhët e kundërshtarëve aktivizohej si titullar mesfushori i Shpresave, Arda Kurtulan, i cili në këtë ndeshje ishte vendosur si mbrojtës i djathtë nga trajneri i Adana.