Cristiano Ronaldo, kontrata e të cilit me Al Nassr skadon në qershor, mund të vazhdojë aventurën e tij në Arabi.
39-vjeçari, i cili synon të luajë në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë, është duke negociuar me klubin saudit për të zgjatur kontratën e tij.
Ylli portugez u transferua tek Al Nassr në dhjetor të vitit 2022 dhe debutoi me klubin saudit në janar të vitit 2023.
Që nga ajo kohë Ronaldo ka shënuar 53 gola në 52 ndeshje të luajtura në kampionat.