Një ndeshje plot emocione dhe gola është zhvilluar në “Tofik Jashari” mes Erzenit dhe Kastriotit.
Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë, ku janë shënuar 5 gola dhe në fund kanë qenë miqtë nga Kruja ata që festojnë, duke fituar me përmbysje 3-2.
Erzeni gjen golat e parë në kampionat, por duhet të presë akoma për të gjetur pikët e para këtë sezon. Shijakasit e shohin veten në disavantazh në pjesën e dytë, por arrijnë të përmbysin rezultatin (përkohësisht 2-1) falë një dygolëshi të Marinajt.
Kapllani futet në fushë në minutën e 78-të për miqtë dhe bëhet menjëherë protagonist, duke shënuar një dygolësh ndaj ish-skuadrës së tij dhe duke i dhënë një fitore të çmuar Kastriotit, që ngjitet në kuotën e 10 pikëve.
Pas 6 javëve kampionat, Erzeni mbetet skuadra e vetme që nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon në Kategorinë e Parë.