Klubi Partizani ka njoftuar para pak ccastesh arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin.
Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit Kazak me skuadrën e Tobol Kostanay.
Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.
27-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.