Elbasani ia doli që të fitonte në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi 0-1 në favor të “verdhebluve”.
Pas kësaj sfide ka folur kapiteni i Elbasanit dhe “Lojtari i Ndeshjes”, Ardit Hila.
“Më vjen mirë që ekipi fitoi, por edhe të jem unë “Lojtari i Ndeshjes” është diçka e mirë. Normalisht që kam shumë përgjegjësi.
Jo se nuk kam pasur në ekipet e tjera, pasi kam luajtur në ekipet më elitare të Shqipërisë, por për qytetin tim duhet të jap 200% tim.
Duhet të plotësojmë pritshmëritë e tifozëve”, tha Hila.