Tottenham në atë që duhej të ishte nisja e një serie rikthimi në Premier League. Djajtë e kuq humbën 0-3.
Johnson ishte i pari që gjeti golin për miqtë, duke shënuar pas vetëm 3 minutash lojë. Ndeshja mund të ishte më e ekuilibruar, por kartoni i kuq i Bruno Fernandes prishi ekuilibrat.
Me United që luajti me 10 lojtarë, Kulusevski në të 47′ dhe Solanke në të 77′ blinduan totalisht avantazhin e Tottenham duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme.
Djajtë e kuq kanë shënuar vetëm dy gola në “Old Trafford” këtë sezon. Trajneri Ten Hag rrezikon stolin më shumë se kurrë. Skuadra dukshëm që nuk funksionon.