Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee janë dy yjet e sulmit të Manchester United, secili i transferuar nga Serie A. Duket se Djajtë e kuq ende i mbajnë sytë në kampionatin italian për merkaton.
Lojtari i Lecce, Nikola Krstoviq, i ka shkelur syrin klubit anglez duke u shprehur se ëndërron të luajë në Old Trafford. 24-vjeçari është gati për t’u transferuar tek United, edhe pse mund të mos ketë vend.
Ai po luan sezonin e tij të dytë në Serie A, por të ardhmen e sheh në Angli.
“Pas ndeshjes me Torinon, Vucinic më tha të mendoj për të ardhmen.
Skuadra ku nuk do luaja kurrë është Bari, kurse ëndrra ime është Manchester United”, ka thënë sulmuesi.
“Është vetëm viti im i dytë këtu tek Lecce. Jam i lumtur dhe po e shijoj, por dua që një ditë të luaj te Manchester United”, ka shtuar lojtari i transferuar për 3,4 mln euro te Lecce.