Motra e Cristiano Ronaldos ia ka kthyer me të njëjtën monedhë Antonio Cassanos, i cili e “sulmoi” yllin portugez me një deklaratë të tij.
Cassano, i cili ishte pjesë e Real Madridit në të kaluarë, duke thënë se Ronaldo s’di të luajë futboll.
Kjo deklaratë e italianit vjen vetëm pak ditë pasi Ronaldo arriti të shënojë golin e tij të 900-të në karrierë.
Derisa ylli i Al-Nassr ende s’ka reaguar për këtë deklaratë, njëjtë nuk veproi edhe motra e tij, Elma Aveiro.
Ajo i doli në mbrojtje vëllaut të saj, duke e sulmuar Cassanon e duke e quajtur “mbledhës i topave”.
Ajo shkroi në Instagram: “Unë nuk e njoh këtë djalë të shkretë. Nuk ka rëndësi, ai nuk di të shënojë 900 gola. Thonë se ai ishte futbollist, por unë mendoj se ishte vetëm mbledhës topash”.