U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë

Futboll

U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 21:28
Ivan Gvozdenoviç

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

“Në 15 minutat e para kishim problem midis linjave për shkak të lojtarëve të Tiranës. Shënuam golin e parë, ishim në ekuilibër dhe mendoj se ishim skuadra më e mirë. Goli i parë i Tiranës ishte naivitet i yni.

Prengaj gjuan me të djathtën dhe luan në krahun e majtë, pra e kundërta. Vjen goli shumë i shpejtë dhe përsëri goli i dytë, njësoj si i pari dhe u vendos ndeshja. Është përgjegjësia ime, uroj Tiranën për fitoren. Vitin e kaluar ishim më mirë në transferta se në Korçë. Ndërsa këtë sezon është e kundërta, nuk e di ç’ndikon, psikologjia apo diçka tjetër.

Goli i parë ishte gabim i yni, pasi mund ta ndalonim me dy lojtarë Prengajn. Edhe te goli i dytë ishte naivitet, sepse Bismark ishte në kundërsulm dhe skuadra u hap e gjitha.

Jam trajner që dua të bëj futboll të bukur dhe ofensiv. Këtë vit jemi më të pjekur dhe kemi eksperiencë. Unë dua që të luajmë bukur, por më të bukura janë pikët.”, tha Gvozdenoviç..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat