Dueli mes Tiranës dhe Skënderbeut i cili përfundoi me shifrat 2-1 për kryeqytetasit, mbylli siparin e javës së shatë në Superiore.
Rivalitet i ashpër për kreun në këto javë të para, me Vllazninë që kryeson me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak.
Ndërkohë në diferencë të ngushtë pikësh me kryesuesit ndodhen edhe Egnatia dhe Dinamo, vetëm 2 pikë larg.
Në krahun tjetër edhe Teuta dhe Tirana arritën të siguronin 3 pikë të arta, duke u larguar nga zona e ftohtë, që momentalisht ndodhen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi.