Fatmir Prengaj ishte ai i cili i dha Tiranës fitoren e parë të këtij edicioni në Superiore pas 6 barazimesh radhazi, teksa me dy golat e tij përmbysi ndeshjen ndaj Skënderbeut.
“Jam shumë i lumtur, por dua të them që jam më shumë i lumtur për fitoren, edhe për golat, por shpresojmë të vazhdojmë kështu. Të fitojë Tirana, shënon apo jo Prengaj nuk ka rëndësi. Të jem i sinqertë ka tre ditë që e shoh veten duke shënuar dhe u realizua.
Në pjesën e parë e pashë që driblova por e kisha ndarë mendjen të gjuaja direkt. Kur hyra në dhomën e zhveshjeve më thanë që kisha mundësi të ec edhe pak.
Këtë e reflektova në pjesën e dytë.
Dy gola të ngjashëm? Më bëhet qejfi shumë, por pashë hapësira, e provova dhe jam i lumtur që e realizova”, tha Prengaj për RTSH pas ndeshjes.