Sulmuesi shkodran Belajdi Pusi shënoi një gol mjaft të bukur me fanellën e Shamakhit, në duelin ndaj ish-skuadrës Turan, në sfidën që përfundoi në barazim 2-2.
Në minutën e 48-të, me një kthesë fluturimthi nga brenda zonës, Pusi arriti të përshëndeste rrjetën duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Ky ishte goli i dytë në 7 ndeshje për 26-vjeçarin, i cili në përballjen e sotme qëndroi në fushë 76 minuta.
Dy edicionet e mëparshme ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Vllaznisë, ishte pjesë e Turanit, ku në total arriti të shënonte 5 gola.