Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana më në fund e ka dhënë mendimin e tij rreth situatës së fundit që kaploi opinionin publik.
Bëhet fjalë për bashkëpunimin Shqipëri – Serbi për të organizuar Kampionatin Europian të vitit 2027 në grupmoshën deri 21-vjeç.
Lorik Cana ka dalë kundër këtij vendimi, duke e paralajmëruar Armand Dukën se nuk e di me kë ka punë.
“Armando Duka ende nuk po e dinë se me kë ka punë.
Nuk pajtohem me vendimin e tij për të organizuar Kampionat me Serbinë”, ka thënë Lorik Cana.