Lidhur me ofaktin që Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027, i cili pritet të zyrtarizohet më 16 dhejtor nga UEFA, ka folur edhe ish-kandidati për kryetar të FFK-së Granit Vokrri.
Ai këtë e ka quajtur hap të gutshëm, duke marrë parasysh historinë e luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
"Është shumë temë e ndjeshme sidomos për shqiptarët e Kosovës, sepse të gjithë e dimë historinë nëpër të cilën kemi kaluar dhe unë vazhdoj të mendoj që sporti ka aftësinë t’i thej barrierat por në këtë rast edhe mua më duket pak ndoshta hap i ngutshëm ky organizim.
Edhe pse një pjesë mbahet në Shqipëri ndërsa tjetra në Serbi prapë po mendoj që momentumi nuk është ndoshta më i miri i duhur”, u shpreh Vokrri.