Kosova e Dusseldorfit ka vazhduar me rezultate fantastike në Landesliga.
Kuqezinjtë importojnë një pikë të madhe, duke luajtur baras (1:1) me VfR Fischeln.
Kosova kryeson me 20 pikë pas javës së 8-të dhe ka tre pikë më shumë se pozita e dytë, VfL Jüchen-Garzweiler (një ndeshje më pak).
“Klubi ynë ka barazuar 1-1 në një ndeshje dramatike kundër VfR Fischeln.
Fatlum Ahmeti shënoi golin e parë për ekipin tonë në minutën e 54-t, duke na vendosur në avantazh. Megjithatë, kundërshtarët arritën të barazonin në minutën e 90+7 me një gol nga portieri Leon Buschen, në fundin e një ndeshjeje të tensionuar. Pavarësisht rezultatit, ekipi tregoi një performancë të fortë në fushë.
Faleminderit për tifozët tanë! Pjesëmarrja dhe mbështetje e tyre janë të pazëvendësueshme për ekipin. Ata janë gjithmonë një burim motivimi dhe energjie, dhe ne i vlerësojmë shumë për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Le të vazhdojmë së bashku në këtë rrugëtim!”, ka njoftuar FC Kosova.