Kampioni në fuqi i Spanjës, Reali si mysafirë ka barazuar me rezultat 1:1 me Atletico Madridin.
Derbi i Madridit me mjaft tensione sidomos në pjesën e dytë, ku pas golit të Militaos u ndërpre ndeshja më shumë se 15 minuta.
Real Madridi avancoi me goli e Militaos në minutën e 64-të.
Pas golit, mjaftoi një provokim i portierit të Realit, Courtois dhe tifozët e Atleticos hedhen gjësende në fushë, kësisoj lojtarët shkuan në teshatore dhe mezi u qetësuan tifozët. Pas më shumë se 15 minuta, futbollistët u kthyen në fushë. Madje edhe trajneri Diego Simeone kontriboi në qetësimin e tifozëve të Atleticos.
Futbollisti Correa ka barazuar rezultatin në minutën e 90+6.
Atletico ka vazhduar pa humbje, 4 fitore e 4 barazime, ndërsa Reali po ashtu vazhdon pa humbje, 5 fitore e 3 barazime.
Ky ishte derbi i 175 madrilen.
Pas javës së 8-të, Barcelona kryeson me 21 pikë, pasojnë Reali me 18, Atletico 16 pikë etj.