Ardian Ismajli ka shkëlqyer në ndeshjen e barazuar pa gola mes Empolit dhe Fiorentinës.
Portalet italiane kanë vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit shqiptar duke e vlerësuar me notën më të lartë mes futbollistëve të cilët zbritën në lojë.
“Qendërmbrojtësi konfirmohet edhe një herë një pikë e fortë e mbrojtjes së Empolit pasi ndeshja e tij ishte provë e një lojtari të madh.
Gjithmonë i përqëndruar dhe i përpiktë në mbylljet e aksioneve të rivalëve. Fitoi gati të gjitha duelet ajrore me sulmuesit kundërshtarë.
Eksperienca e tij dhe sensi i tij i orientimit rezultojnë kyç në orientimin e repartit duke e mbajtur vijën mbrojtëse lart”, shkruan “Tuttomercatoweb” për Ismajlin, i cili është vlerësuar me notën.