Partizani dhe Elbasani në ndjekje të Vllaznisë

Futboll

Partizani dhe Elbasani në ndjekje të Vllaznisë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 23:43
Tabela

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Tirana – Skënderbeu.

Në stadiumin “Air Albania” bardheblutë morën fitoren e parë të sezonit, pasi triumfuan 2-1.

Po sot u luajt edhe ndeshja Bylis – AF Elbasani, në orën 16:00. AF Elbasani fitoi në stadiumin “Adush Muça” me rezultatin minimal 1-0. Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera të javës së 7-të. Teuta u rikthye te fitorja pasi mundi Laçin 1-0.

Dinamo City mori një fitore shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Partizani fitoi të premten supersfidën e javës ndaj Egnatias. Të kuqtë triumfuan 0-2 në “Egnatia Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat