Pasioni i madh i Uzunit është motivim për shokët e skuadrës

Futboll

Pasioni i madh i Uzunit është motivim për shokët e skuadrës

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 23:51
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është graduar kapiten në radhët e Granadës!

Sulmuesi shqiptar ka udhëhequr ekipin në fushë në barazimin e sotëm 2-2 kundër Burgosit.

Lojtari beratas arriti që të jepte asistin në golin e parë të Granadës, i cili mban autorësinë e Tsitaishvili-t.

Ajo që ra shpejt në sy ishte grinta dhe pasioni i Myrto Uzunit në festën e golit.

Një dëshirë e madhe për të fituar që duhet të shërbejë si motivim për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat