Myrto Uzuni është graduar kapiten në radhët e Granadës!
Sulmuesi shqiptar ka udhëhequr ekipin në fushë në barazimin e sotëm 2-2 kundër Burgosit.
Lojtari beratas arriti që të jepte asistin në golin e parë të Granadës, i cili mban autorësinë e Tsitaishvili-t.
Ajo që ra shpejt në sy ishte grinta dhe pasioni i Myrto Uzunit në festën e golit.
Një dëshirë e madhe për të fituar që duhet të shërbejë si motivim për shokët e tij të skuadrës.