Mediumi zviceran: Xherdan Shaqiri është i habitur për zëvendësimin e hershëm! 

Futboll

Mediumi zviceran: Xherdan Shaqiri është i habitur për zëvendësimin e hershëm! 

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2024 Në ora: 00:02
Xherdan Shaqiri në veprim

Baseli ka pësuar humbje me rezultat 1:0 në konak të Luzernit, në kuadër të elitës së futbollit të Zvicrës.  

“Xherdan Shaqiri, ylli i FC Baselit, bëri një rikthim të bujshëm në Basel gjatë verës, ishte në formacionin titullar për të dytën herë radhazi. 

Ashtu si në humbjen ndaj FC Zurich-ut, ish - ylli i kombëtares u përpoq shumë dhe ishte shtylla kryesore në ndeshjen e FC Baselit. 

Por momentet magjike nuk erdhën për legjendën e kombëtares”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

“Ka ardhur minuta e 54-të, kur Shaqiri ka mbetur i habitur.

Ai dukej shumë i habitur.

Trajneri i FC Baselit, Fabio Celestini e zëvendësoi atë herët me Marin Soticek”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat