Baseli ka pësuar humbje me rezultat 1:0 në konak të Luzernit, në kuadër të elitës së futbollit të Zvicrës.
“Xherdan Shaqiri, ylli i FC Baselit, bëri një rikthim të bujshëm në Basel gjatë verës, ishte në formacionin titullar për të dytën herë radhazi.
Ashtu si në humbjen ndaj FC Zurich-ut, ish - ylli i kombëtares u përpoq shumë dhe ishte shtylla kryesore në ndeshjen e FC Baselit.
Por momentet magjike nuk erdhën për legjendën e kombëtares”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
“Ka ardhur minuta e 54-të, kur Shaqiri ka mbetur i habitur.
Ai dukej shumë i habitur.
Trajneri i FC Baselit, Fabio Celestini e zëvendësoi atë herët me Marin Soticek”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran.