Arrihet marrëveshja, Dumfries vazhdon kontratën me Interin

Futboll

Arrihet marrëveshja, Dumfries vazhdon kontratën me Interin

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:17
Denzel Dumfries

Interi dhe futbollisti Denzel Dumfries raportohet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Kampionët në fuqi të Italisë dhe lojtari prej kohësh janë duke negociuara për marrëveshjen e re, dhe sipas medieve italiane, tashmë është arritur akordi mes dy palëve për vazhdimin e ‘martesës’.

Dumfries me Interin do të firmos kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

“Denzel Dumfries ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Interin e vlefshme deri në qershor 2028! Kontrata pritet të nënshkruhet në ditët në vijim”, shkruajnë mediet italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat