Interi dhe futbollisti Denzel Dumfries raportohet se kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.
Kampionët në fuqi të Italisë dhe lojtari prej kohësh janë duke negociuara për marrëveshjen e re, dhe sipas medieve italiane, tashmë është arritur akordi mes dy palëve për vazhdimin e ‘martesës’.
Dumfries me Interin do të firmos kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
“Denzel Dumfries ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Interin e vlefshme deri në qershor 2028! Kontrata pritet të nënshkruhet në ditët në vijim”, shkruajnë mediet italiane.