Barça nuk heq dorë nga De Jong, nisin negociatat për kontratën e re

Futboll

Barça nuk heq dorë nga De Jong, nisin negociatat për kontratën e re

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:19
Frenkie de Jong.

Barcelona raportohet se është e interesuar për të rinovuar kontratën e re me Frenkie de Jong.

Mesfushori holandez ka kaluar periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve, por lojtari tashmë ka ‘harruar’ periudhën e vështirë dhe gati për të dhënë më të mirën për katalonasit.

Sipas medieve spanjolle, Barça është e etur për të zgjatur marrëveshjen me De Jong javët e ardhshme.

Eksperti i transferimeve Nicolo Schira thotë se ‘Blaugranat’ po punojnë për rinovimin e kontratës së re me holandezin.

“Barça po punon për të zgjatur kontratën me Frankie De Jong deri në vitin 2029”, ka thënë Schira.

Marrëveshja aktuale e De Jong me Barcelonën është deri në vitin 2026. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat