Rrahmani i lumtur me fitoren e Napolit

Futboll

Rrahmani i lumtur me fitoren e Napolit

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 10:58
Amir Rrahmani

Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Monza-s.

‘Napolitanët’ mundën Monza-n (2-0), në fundjavën që e lamë pas duke u ngjitur në krye të tabelës në elitën e futbollit italian.

“Fitoret dhe rezultatet janë ardhur falë gjithë ekipit. Ne tani kemi qëndrimin e duhur dhe kjo bën diferencën”, ka thënë Rrahmani për mediet italiane.

“Në këtë periudhë të shkurtër po mësohemi me stil të ndryshme të lojës. Jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të mësohemi me këto gjëra”.

"Vendi i parë në renditje? Është shumë herët të flasim për Scudetto. Ne ende duhet të përballemi me shumë skuadra të forta për të kuptuar se në çfarë niveli jemi”, ka pohuar kapiten i Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat