Griezmann pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Futboll

Griezmann pensionohet nga Kombëtarja e Francës

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 12:10
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann ka njoftuar se e ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

Sulmuesi i rrezikshëm kështu i jep fund eksperiencës 10 vjeçare me “Trekolorët”.

Futbollisti i Atletico Madridit e zbuloi këtë vendim sot në mëngjes para ndeshjeve të “Les Bleus” në tetor kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Griezmann ka luajtur në gjashtë turne të mëdhenj më Francën, duke e përfshirë rolin kyç që e kishte në Botërorin 2018, të cilin e fitoi Franca, por ishte pjesë e kësaj Kombëtareje edhe në rrugëtimin deri në finale të Botërorit 2022 në Katar.

“Me zemrën plot me kujtime, vendosa që ta mbyll këtë etapë të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë magjike me ‘Trekolorët’ dhe shihemi së shpejti”, ishte një pjesë e postimit të futbollistit në rrjetin social, “Twitter”.

Ish-futbollisti i Barcelonës ndalet së luajturi për Kombëtaren pasi i shënoi 44 gola në 137 ndeshje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat