Cristiano Ronaldo nuk “plaket” kurrë. “Ylli” portugez e ka objektivin e qartë: të provojë të fitojë Kupën e Botës me Portugalinë e tij, pas dy vitesh në SHBA. Për këtë i duhet të ruajë sa më mirë formën fizike e të jetë në kontakt me fushën e blertë.
Mirëpo Ronaldo është pjesë e listës së “yjeve” që janë në skadencë kontrate, pasi në fund të këtij sezoni Ronaldos i përfundon kontrata me ekipin e tij Al Nasser në Arabi.
Mësohet se këto ditë agjenti i tij dhe drejtuesit më të lartë të klubit janë ulur në bisedime për të parë mundësinë e rinvovimit të kontratës të CR7.
Duket se për këtë rinovim nuk do të ketë shumë pengesa teksa të dyja palët dëshirojnë arritjen e këtij bashkëpunimi, me Ronaldon që e ka nisur shumë mirë sezonin me ekipin e Al Nasser, pasi në 5 ndeshje ka realizuar 4 gola. Skuadra e Piolit pas 5 javëve të para ndodhet në vendin e 4, me 11 pikë, 4 pikë më pak se sa kryesuesit dhe kampionët në fuqi të Al Hilal.