Barça blindon Yamal, akord i ri deri në 2030, vjen edhe Szczesny

Futboll

Barça blindon Yamal, akord i ri deri në 2030, vjen edhe Szczesny

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 12:48
Yamal

Pas 7 fitoreve radhazi, Barcelona pësoi humbjen e parë në La Liga, pikërisht atëherë kur më pak pritej, në transfertë përballë Osasuna.

Kjo disfatë është një kapitull i mbyllur pasi në shtëpinë e Barcelonës janë të fokusuar në dy çështje të tjera.

Kjo e hënë është dita e Szczesny-it, me portierin polak që do t’i nënshtrohet fillimisht vizitave mjekësore për të firmosur më pas kontratën. Një tjetër çështje ku janë fokusuar drejtuesit e klubit është e ardhmja e Lamine Yamal.

Talenti spanjoll ka një kontratë deri në 2026, por sipas mediave spanjolle palët kanë një akord paraprak për rinovimin e kontratës deri në 2030, sigurisht me një përmirësim të djeshëm të pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat