Pisilli: Të shënosh gol në fanellën e Romës është një ëndërr

Futboll

Pisilli: Të shënosh gol në fanellën e Romës është një ëndërr

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:37
Niccolo Pisilli

Futbollisti i AS Romës, Niccolo Pisilli, ka thënë se është shumë i lumtur me golin e shënuar në fitoren e ‘romakëve’ ndaj Venezia-s.

Roma mundi Venezia-n (2-1), fundjavën që lamë pas në Serie A.

Pisilli, i cili shënoi golin e fitores për kryeqytetasit e Italisë, thotë se është një ëndërr të shënon gol në fanellën e ‘romakëve’.

 “Të shënosh në këtë stadium me këtë fanellë, për një romanist është një ëndërr”, ka thënë Pisilli për mediet italiane.

Pas kësaj fitore, Roma ka nëntë pikë në vendin e nëntë, katër më pak se kryesuesi i tabelës, Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat