Arsyetohet Duka: Nuk ishin mundësitë për ta organizuar me Kosovën, është vetëm ngjarje sportive

Futboll

Arsyetohet Duka: Nuk ishin mundësitë për ta organizuar me Kosovën, është vetëm ngjarje sportive

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:17
Armando Duka

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka adresuar edhe një herë kritikat se pse Shqipëria bashkë me Serbinë do të jenë nikoqirë të Kampionatit Evropian U-21.

Duka mbrëmë në emisionin “AS” të RTK-së tha se nuk ka qenë mundësia për ta organizuar me Kosovën.

“Gara për aplikimin hapet për 55 Federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë”, ka thënë Duka.

“Ne padyshim që kemi biseduar, qoftë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por ato nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim”.

“Mendimi që mund të bëheshin në vitin 2027 nuk të bën fitues, pasi duhet të kesh diçka në momentin që t’i aplikon në një kompeticion të tillë”.

“Të vetmet që kishin aplikuar ishin Belgjika, Turqia e Serbia dhe ne ose mund të vazhdonin garën të vetëm ose mund të bashkoheshim për të qenë më kompetitiv për ta mundësuar organizimin e Europianit”.

Sipas Dukës, dobitë e Shqipërisë janë shumë të mëdha, dhe ai e sheh vetëm si ngjarje sportive/

“Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri”.

“Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë”.

“Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat