Guardiola nuk e nënvlerëson Slovan Bratislavën

Futboll

Guardiola nuk e nënvlerëson Slovan Bratislavën

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 23:25
Guardiola

Pritjet janë që Manchester City të fitojë lehtësisht ndaj Slovan Bratislavës në Champions League, por trajneri Pep Guardiola ka thënë se asgjë në futboll nuk është e sigurtë.

Dy skuadrat ndeshen të martën në kryeqytetin sllovak

. Skuadra angleze në ndeshjen e parë kishte barazuar pa gola kundër Interit, ndërsa Slovan kishte pësuar humbje të thellë nga Celtic.

"Kam respekt të jashtëzakonshëm për të gjitha skuadrat në Champions League, veçanërisht kur luan jashtë shtëpisë. Shpresojmë të jemi agresivë dhe të marrim rezultatin që na duhet", ka thënë Guardiola. "Gjatë karrierës sime kam mësuar se asgjë nuk është e sigurt. Asgjë nuk vjen falas."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat