Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun

Futboll

Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 00:10
Erik Ten Hag

Aventura e Erik Ten Hag te Manchester United duket se është shumë pranë fundit, por drejtuesit po i ndal dëmshpërblimi që duhet t’i paguajnë holandezit.  

Edhe pse drejtuesit e klubit shprehën besimin te trajneri dhe i rinovuan një tjetër vit kontratën në fillimin e sezonit, rezultat nuk po vijnë dhe tashmë trysnia e tifozëve po bëhet e papërballueshme. 

Por për të bërë realitet dëshirën e tifozëve të cilët nuk e duan më holandezin në drejtim, klubi duhet të bëhet gati për një shpenzim kolosal.

Sipas Goal.com, zgjatja e kontratës së Ten Hag gjatë verës do të rëndojë ndjeshëm arkat e klubit nëse mbyllin para kohe marrëveshjen me teknikun. 

Totali që Manchester United duhet të paguajë do të jetë 21.5 milionë euro, shifër e cila do të ishte afërisht 12 milionë euro nëse nuk do të kishin rinovuar gjatë verës.  

Një shumë jashtëzakonisht e lartë për Manchester United që ka filluar të regjistrojë humbje financiare vit pas viti dhe nëse e largon Ten Hag, duhet t’ia shtojë shpenzimit që do të bëjë për të afruar një tjetër trajner të ri cilësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat