Luajti në mbrojtje, Rashica asiston dhe vlerësohet si më i miri i ndeshjes

Futboll

Luajti në mbrojtje, Rashica asiston dhe vlerësohet si më i miri i ndeshjes

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 06:28
Milot Rashica

Besiktasi shënoi fitore bindëse të hënën mbrëma.

Skuadra e madhe turke fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Kayserisporit, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës turke.

Kontribut në fitore dha Milot Rashica, që asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 91-të.

Rashica luajti në një pozitë jo të zakonshme, duke u paraqitur si mbrojtës i djathtë.

Gedson Fernandes shënoi golin e parë për Besiktasin në minutën e 56-të.

Immobile shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 78-të e më pas edhe në minutat shtesë.

Rashica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të vlerësuarve.

Te Besiktasi startoi edhe Ernest Muçi.

Besiktasi është i treti me 16 pikë, sa i ka edhe Fenerbahçe në vendin e dytë. Udhëheq Galatasaray me 19 pikë.

Por Besiktasi e ka një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat