Besiktasi shënoi fitore bindëse të hënën mbrëma.
Skuadra e madhe turke fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Kayserisporit, në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës turke.
Kontribut në fitore dha Milot Rashica, që asistoi në golin e tretë të shënuar nga Ciro Immobile në minutën e 91-të.
Rashica luajti në një pozitë jo të zakonshme, duke u paraqitur si mbrojtës i djathtë.
Gedson Fernandes shënoi golin e parë për Besiktasin në minutën e 56-të.
Immobile shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 78-të e më pas edhe në minutat shtesë.
Rashica e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të vlerësuarve.
Te Besiktasi startoi edhe Ernest Muçi.
Besiktasi është i treti me 16 pikë, sa i ka edhe Fenerbahçe në vendin e dytë. Udhëheq Galatasaray me 19 pikë.
Por Besiktasi e ka një ndeshje më pak.