Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë

Futboll

Ronaldo ia kushtoi golin babait të tij të ndjerë

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 08:29
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e realizoi mbrëmë golin e 904-t në karrierë teksa e ndihmoi ekipin e tij Al Nassr drejt fitores me rezultat 2:1 ndaj ekipit Al-Rayyan.

Ylli portugez e realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën në minutën e 76-të për fitoren e radhës së ekipit të tij.

E pas lojës, 39 vjeçari e bëri një dedikim special dhe prekës për këtë gol.

Në fakt, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, golin e sontëm ia dedikoi babait të tij, i cili kishte vdekur disa vite më parë.

“Goli i sontëm ka shije ndryshe… Do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij. Ky gol është për të”, theksoi përfaqësuesi portugez pas lojës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat