Antoine Griezmann njoftoi dje lamtumirën e tij nga kombëtarja franceze.
Pas 137 paraqitjeve, 44 golave , 38 asistimeve dhe mbi të gjitha një titulli kampion bote, sulmuesi i Atletico Madrid lë një trashëgimi të vështirë për t’u përsëritur. 33-vjeçari e kishte mbajtur të fshehur vendimin e “pensionimit” nga të gjithë. Trajneri Deschamps dhe shumë bashkëlojtarë u befasuan nga lajmi.
Kylian Mbappé donte ta nderonte mikun e tij nëpërmjet rrjeteve sociale: “Një lojtar i jashtëzakonshëm e mbyll karrierën e tij me Francën. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës moderne në kombëtaren tonë.
Faleminderit për kujtimet e paharrueshme që na dhuruat, e mbështetët këtë skuadër për vite me radhë dhe kontribuuat shumë për ta ngritur në krye me tituj të shumtë.
Disa mund të mendojnë se është shumë herët për të ndaluar, por unë e kuptoj dhe e respektoj vendimin tuaj. Të veshësh këtë fanellë kërkon gjithmonë më shumë, pa marrë ndonjëherë njohje. Do të mbeteni përgjithmonë në historinë e kombëtares franceze.
Nuk do ta harroj kurrë nderin dhe kënaqësinë e të luajturit përkrah jush për kaq shumë vite. Udhëtim të mbarë miku im dhe faleminderit!”