Dy yjet e Kosovës në formacionin e javës në Turqi

Futboll

Dy yjet e Kosovës në formacionin e javës në Turqi

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:10
Kosova

Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ku nuk mungoi spektakli e as paraqitjet e mira të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen atje.

Pas paraqitjeve të mira që patën me ekipet respektive, Milot Rashica dhe Fidan Aliti janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.

Rashica shkëlqeu me një asistim në fitoren e thellë të Besiktasit me rezultat 3-0 ndaj Kayserisporit, ndërsa Fidan Aliti ishte një ‘muri i gjallë’ në mbrojtjen e Alanyasporit në fitoren minimale me rezultat 1-0 ndaj Çaykur Rizespor.

Për sulmuesin kosovar ky ishte asistimi i tretë në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon, teksa ka edhe një gol të shënuar.

Sa i përket Alitit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në shtatë xhirot e para për Alanyasporin duke dëshmuar se është një lider i vërtetë në mbrojtjen e tyre.

Rashica do të rikthehet në aksion gjatë javës së ardhshme ku do të presin në shtëpi Eintracht Frankfurtin në kuadër të Ligës së Evropës.

Aliti në anën tjetër do të ketë punë një punë të vështirë me skuadrën e tij Alanyaspor, pasi të dielën do të luajnë në udhëtim tek lideri Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat