Tah: Një ndeshje e veçantë, gruaja është tifoze e Milanit

Futboll

Tah: Një ndeshje e veçantë, gruaja është tifoze e Milanit

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:11
Jonathan Tah

Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, ka folur për “Sky Sport” në kuadër të super ndeshjes së sotme kundër Milanit në ditën e dytë të Ligës së Kampionëve.

Gjatë fjalës së tij, qendërmbrojtësi gjerman tregoi gjithashtu diçka interesante në lidhje me familjen e tij dhe Italinë:

"Unë kam një lidhje të veçantë me Italinë, gruaja ime është italiane dhe e gjithë familja e saj janë tifozë të Milanit.

Do të jetë një lloj derbi familjar, kështu që do të jetë shumë interesant për mua, jam i lumtur sepse është hera e parë që do të luaj kundër Milanit, mezi pres, jam i fokusuar për këtë ndeshje”, shpjegoi Tah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat