Dinamo i tremb të gjithë

Futboll

Dinamo i tremb të gjithë

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 11:43
Ilir Daja, trajner i Dinamos

Rikthimi i Ilir Dajës në kampionatin shqiptar padyshim ishte një lajm i bukur jo vetëm për DInamon, por për nivelin e elitës sonë.

Eksperienca e jashtëzakonshme e këtij trajneri brenda dhe jashtë vendit, pritet të sjellë frytet e dëshiruara në ekipin dinamovit. Për kryeqytetasit është privilegj të drejtohen nga "djali i shtëpisë" dhe nga ana tjetër është detyrim që gjithçka të zhvillohet sipas ideve të tij në kuadrin teknik.

Shenjat e para të Dajës u dukën që në sfidën me Partizanin, në barazimin dramatik kundër të kuqve. Edhe pse ishte vetëm përballja e parë me të në krye të pankinës, zëvendësimet e bëra treguan se si ai di të lexojë lojë.

Njëjtë si një "Nëndetëse", Dinamo del në sipërfaqe atëherë kur nuk e pret.

E njëjta panoramë ishte dhe me Vllazninë, ku kryeqytetasit përmbysën takimi në një 45 minutësh të çmendur. Të gjithë janë optimistë, madje edhe kundërshtarët, të kryeqytetit dhe jo vetëm, respektojnë këtë Dinamo pikërisht prej "dorës së artë" të mbërritur në merkaton e verës. Pritet me interes të shihet se si do të jetë vazhdimësia e dinamovitëve, fakt mbetet se me erën e re "Daja" në skuadër po vërehen ndryshime pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat