Skena dramatike janë parë dje në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Tretë-Perëndim të Maqedonisë së Veriut , mes Reçicës dhe Dobroshtit.
Një futbollist i skuadrës vendëse është rrëzuar për tokë, duke humbur ndjenjat, pas goditjes së topit me kokë.
Gjyqtari Radeski shpejt shkoi te lojtari i shtrirë.
Paniku përfshiu lojtarët, por gjyqtari i ndeshjes veproi me shpejtësi duke i nxjerrë gjuhën jashtë.
Falë Zotit, ai i shpëtoi jetën futbollistit pa ndjenja.
Më pas lojtari u ngritë dhe u largua nga fusha e lojës.
Ky gjest i gjyqtarit u përshëndet nga publiku i pranishëm..