KF Bashkimi e pret Voska Sport në Gostivar!

Futboll

KF Bashkimi e pret Voska Sport në Gostivar!

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

KF Bashkimi e pret Voska Sport në Gostivar!

Për Bashkimin e Kumanovës nuk ka pushim. Skuadra zigjelbër të mërkurën zhvillon ndeshjen e 1/16-ës së kupës së Maqedonisë në futboll kundër Voska Sport nga Ohri, që bën gara në Ligën e Parë.

E kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar, pasi stadium i Bashkimit është i pezulluar nga komisionin garues pranë FFM-së, për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në teren pas ndeshjes së fundjavës kundër Bellasicës.

Drejtuesit e Bashkimit kanë falënderuar publikisht Gëzim Kadriun, i cili i ka mundësuar që falas ta shfrytëzojnë stadiumin e qytetit në Gostivar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat